Një incident është shënuar në një qendër votimi në Durrës ku po votohet për kryetarin e Bashkisë.
Një nga komisionerët e Partisë Demokratike është përplasur ashpër verbalisht me një mbështetës të koalicionit “Shtëpia e lirisë”.
Me kërkesë të deputetit Ervin Salianji ka mbërritur policia e cila ka marrë dëshminë e komisionerit të PD-së.
Përplasja nuk ka ndikuar në procesin e votimit që vijon normalisht. ©LAPSI.al