4 qendra votimi për bashkinë e Vorës nuk kanë nisur ende punën.
Sipas asaj që raportohet nga terreni mungojnë komisionerët e Partisë Demokratike.
Në këtë bashki ka pasur probleme me komisionerët duke bërë që KQZ të mblidhet rreth orës 1 pas mesnate për të zgjidhur ngërçin e krijuar.
Nëse nuk do të ketë nisje të procesit pritet të ketë një tjetër mbledhje të KQZ.
Kujtojmë që në këtë bashki, votimi dhe numërimi do të jenë elektronik. Aty garojnë Blerim Shera nga PS, Ymer Marku nga PD dhe Lulzim Vrana nga “Shtëpia e Lirisë”. ©LAPSI.al