Flash

Inteligjenca britanike: Putin po zbaton në Ukrainë strategjinë e Çeçenisë dhe Sirisë

Lapsi.al 6 March 2022
Inteligjenca britanike: Putin po zbaton në Ukrainë strategjinë e

Forcat ruse po godasin së fundmi zonat e populluara në Ukrainë, por rezistenca ka ngadalësuar përparimin rus. Është kjo ajo çfarë raporton inteligjenca ushtarake britanike.

Në raportin e saj të përditshëm të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se forca e rezistencës së Ukrainës vazhdon të befasojë Rusinë, e cila është përgjigjur duke synuar të marrë qytetet e mëdha si Kharkiv, Chirnihiv dhe Mariupol.

“Shkalla dhe forca e rezistencës ukrainase vazhdojnë të befasojnë Rusinë. Kjo mund të bëjë që Rusia të përpiqet për të thyer moralin ukrainas duke goditur zonat e banuara. Rusia ka përdorur më parë taktika të ngjashme në Çeçeni në 1999 dhe Siri në 2016, duke përdorur municione si nga ajri ashtu edhe nga tokë.

Linjat e furnizimit të ushtrisë ruse vazhdojnë të jenë në shënjestër të forcave ukrainase duke ngadalësuar shkallën e avancimit të forcave të tyre tokësore. Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po synon zonat civile” – thuhet në raport.

Raporti i inteligjencës thotë gjithashtu se ekziston një "mundësi reale" që Rusia tani "po përpiqet të fshehë kamionët me karburant si kamionë të rregullt mbështetës në një përpjekje për të shmangur humbjet". ©LAPSI.al

https://twitter.com/DefenceHQ/status/1500357239428763649?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1500357239428763649%7Ctwgr%5Ehb_0_8%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Fmar%2F06%2Frussia-ukraine-war-biden-and-zelenskiy-discuss-more-support-for-ukraine-as-visa-mastercard-pull-out-of-russia-live

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI