Një atentat me armë zjarri ndodhi rreth orës 20.30 të mbrëmjes së të shtunës në afërsi të Pallatit të Sportit në Vlorë. 33-vjeçari Romeo Meçaj u qëllua me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar teksa parkonte makinën e tij tip “Land Rover”.
Lapsi.al ka siguruar një video të momenteve vetëm pak çaste pas ngjarjes kur forcat e policisë e kanë marrë të plagosurin në makinën e tyre.
[video width="480" height="264" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-06-at-07.50.24-1.mp4"][/video]
I riu është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë pasi është në rrezik për jetën. Pak pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë.
Brenda saj ishin edhe 2 armë kallashnikov. Janë ende të paqarta motivet e krimit. ©LAPSI.al
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-06-at-07.51.27.mp4"][/video]