Flash

Rusia ka humbur 88 avionë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Lapsi.al 6 March 2022
Rusia ka humbur 88 avionë që nga fillimi i luftës në

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar raportin e saj ditor mbi konfliktin. Sipas saj forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës. Një numër pilotësh rusë janë kapur rob.

Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin port të madh të Mariupolit në juglindje. Një "sasi e konsiderueshme" e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv - në jug, afër Odesa.

Ushtria ukrainase thotë se rshtarët rusë janë "demoralizuar" nga forca e rezistencës vendase. BBC thotë se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur atë që pretendon ushtria ukrainase.

Rusia ka dhënë pak detaje për humbjet e pësuar nga forcat e saj në Ukrainë, por ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ajo është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase dhe ka vuajtur probleme me linjat e furnizimit dhe moralin e trupave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI