Flash

EMRAT/ Këta janë 4 viktimat e aksidentit tragjik në Fushë Krujë

Lapsi.al 6 March 2022
EMRAT/ Këta janë 4 viktimat e aksidentit tragjik në Fushë

Një aksident i rëndë ndodhi 15 minuta pas mesnatës në aksin Fushë Krujë – Milot ku kanë humbur jetën 4 persona. 2 automjete janë përplasur me njëra - tjetrën në rrethana ende të paqarta. Nga përplasja kanë ndërruar jetë 2 shoferët dhe 2 pasagjerë.

Sipas policisë janë përplasur automjetet me Alfred Dika, 39 vjeç me një automjet me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç, të cilët janë humbur jetën.

Kanë ndërruar jetë edhe Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj, 16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.

E plagosur ka mbetur R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi Aartan Alushi, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI