Flash

BE: Serbia si vend kandidat duhet të harmonizohet me vendimet tona kundrejt Rusisë

Lapsi.al 23 February 2022
BE: Serbia si vend kandidat duhet të harmonizohet me vendimet tona kundrejt

Bashkimi Evropian pret që të gjitha vendet që aspirojnë integrimin në këtë bllok, të harmonizojnë politikat e tyre me vendimet e BE-së, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë, njofton Zeri i Amerikes.

Shumica e udhëheqësve të Ballkanit dënuan vendimin e Rusisë për të njohur dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, përveç Serbisë.

Zëdhënësi Bashkimit Evropian, Peter Stano, i tha programit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, se vendet që janë në procesin e anëtarësimit pritet të respektojnë vendimet e BE-së.

“Serbia është vend kandidat dhe për këtë pritet të harmonizohet me vendimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë”, tha ai.

"Serbia është në rrugën e saj evropiane. Serbia ka mbështetur gjithmonë integritetin e Ukrainës, por në anën tjetër, rreth 85 për qind e serbëve, çfarëdo që të ndodhë, do të jenë në anën e Rusisë", tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Të martën ai tha se “do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës nga Rusia, nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, do të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999”, duke iu përgjigjur një deklarate të ambasadorit të Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, i cili tha se populli ukrainas pret që Serbia të dënojë veprimin rus.

Serbia akuzon NATO-n për “agresion” për shkak të bombardimeve të pranverës së vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë. Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, udhëheqja populiste e Serbisë ka forcuar më tej lidhjet e ngushta politike dhe ushtarake me aleaten sllave Rusinë, si dhe me Kinën.

Serbia është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet në të kaluarën sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të politikave të saj në Ukrainë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e sotme do të ketë vranësira kalimtare përgjatë orëve të paradites. Në Veri vranësirat do të sjellin reshje të pakta dëbore. Mesdita dhe pasditja sjelli...

07:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI