Flash

Ndryshojnë rregullat për të udhëtuar drejt Italisë

Lapsi.al 22 February 2022
Ndryshojnë rregullat për të udhëtuar drejt Italisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi mbrëmjen e së martës se Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-covid për hyrje/daljet nga vendi.

Duke filluar nga data 1 mars, udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen.

Të gjithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza.

Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga Covid-19.

Për informacion më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni këtu faqen e MEPJ. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI