Flash

279 raste të reja me Covid, 2 jetë të humbura

Lapsi.al 22 February 2022
279 raste të reja me Covid, 2 jetë të humbura

Të infektuarit me COVID janë rritur në 24 orët e fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 2387 testime të kryera, 279 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Një ditë më parë nga 1754 testime të kryera pozitivë me COVID ishin 85 qytetarë. Betejën me COVID sot e kanë humbur 2 qytetarë.

“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 64 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç“, raporton ministria.

279 qytetarë pozitivë me COVID kanë rezultuar në këto bashki: 86 në Tiranë, 25 në Sarandë, 16 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Gjirokastër, nga 10 qytetarë në Berat, Vlorë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Durrës, Elbasan, nga 5 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Mallakastër, Memaliaj, Devoll, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Krujë, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Rrogozhinë, Dropull, Përmet, Tepelenë, Korçë, Belsh.

Në të gjithë vendin janë 3763 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit 483 qytetarë kanë fituar betejën me COVID, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,518 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127“, apelon ministria.

Statistika (21 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 279

Të shëruar në 24 orë 483

Të shtruar në spitale 73

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2387

Testime totale 1,732,633

Raste pozitive 270,734

Raste të shëruara 263,518

Raste Aktive 3763

Humbje jete 3,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1158

Fier 610

Elbasan 416

Vlorë 361

Berat 283

Lezhë 246

Kukës 161

Durrës 159

Gjirokastër 129

Shkodër 126

Korçë 94

Dibër 20

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI