Flash

Afera e inceneratorëve, Berisha: Të gjithë janë në dorën e Klodian Zotos, prandaj ai i sfidon duke pirë kafe në lokalin e babait

Lapsi.al 22 February 2022
Afera e inceneratorëve, Berisha: Të gjithë janë në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për aferën e inceneratorëve gjatë një takimi elektoral në Shkodër në mbështetje të kandidatit Bardh Spahia. Berisha tha se Klodian Zoto i ka në dorë të gjithë prandaj po i sfidon dita ditës duke dalë hapur edhe pse është në kërkim. 

"Aferat më të mëdha korruptive kanë shpërthyer në këto kohë. Shqipëria renditet e dyta në botë për ryshfetin. Keni dëgjuar ju për aferën e djegësve, mbi 430 milionë euro. Njëri që u ndërtua ishte me materiale skrapi, por bashkia e Elbasanit nuk e merr në dorëzim, dy të tjerë nuk ekzistojnë . Ju dëgjoni të përmendet, Gugallja, Mërtiri, Zoto etj. Ata kanë abuzuar, shpërdoruar mijëra euro, para tuajat, të buxhetit të shtetit, tuaj, pasi buxheti vjen nga ju. Taksat japin të gjithë buxhetin. Ata u lejuaj të bëjnë rrush e kumbulla paratë tuaja, sepse ato para nuk janë as sa 1/10 që ka marrë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, e Lefter Koka. Gjoja e ka shpallur në kërkim Klodian Zoton, por ai për çdo ditë del e pi kafe tek lokali i babait të tij si për sfidë, ja ku jam, ju të gjithë jeni në dorën time", deklaroi Sali Berisha. 

Javën e shkuar në media janë publikuar foto që tregojnë Klodian Zoton duke pirë kafe në lokalin e babait të tij në Tiranë edhe pse 'bossi' i inceneratorëve ndodhet në kërkim. ©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI