Flash

Tunel 200 metra i gjatë për të arritur tek banka/ Qytetarët kuptuan tentativën për grabitje

Lapsi.al 22 February 2022
Tunel 200 metra i gjatë për të arritur tek banka/ Qytetarët

Kanë qenë zhurmat e mjeteve të përdorura nga autorët që kanë shqetësuar qytetarët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë e kryeqytetit për dyshimet e tyre. Më pas policia ka nisur hetimet duke zbuluar tentativën për grabitje në bulevardin “Zogu I” të një banke të nivelit të dytë, përmes tuneleve.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi autorët kanë punuar gjatë ditës për të mbytur zhurmat, por megjithatë dridhjet e shkaktuara nga matrapiku dhe pajisjet e rënda kanë sjellë shqetësimin e qytetarëve.

“U dëgjuan zhurma matrapiku. Ky tunel ka një gjatë rreth 200 metra dhe janë dëgjuar zhurma të cilat kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe duke qenë se nuk kanë parë punonjës të bashkisë kanë njoftuar policinë. Qytetarët kanë parë dy persona të dalin nga ky tunel.

Policia më pas ka ndërhyrë dhe ka filluar hetimet. Tuneli është zbuluar që ditën e djeshme dhe dje policia deklaroi se është gjetur një armë zjarri për të mos dekonspiruar operacionin. Por tashmë është bërë e ditur se bëhet fjalë për këtë tentativë grabitjeje. Policia në dorë ka vetëm disa objekte që dyshohet se kanë gjurmë gishtash dhe materiale biologjike të cilat janë çuar në laboratorin shkencor për të identifikuar autorët e ngjarjes. Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Policia e mban ende të rrethuar zonën.

Bidonë ujë, bishta cigaresh e sende të tjera janë administruar si prova nga policia. Sipas grupit hetimor ku tunel është shumë i gjatë, por ndërhyrja është bërë në rreth 200 metra distancë. policia i ka fokusuar dyshimet e saj tek punëtorët e angazhuar për rikonstruksionin e bulevardit dhe ka kërkuar listën nga firma.

Gjatë gjithë bulevardit në pjesën e poshtme ka tunele që kalojnë pranë bankave.

Sipas policisë autorët nuk kanë punuar më shumë se dy ditë dhe punonin gjatë orëve të ditës kur ka pasur lëvizje dhe zhurma për të mbytur zhurmat e matrapikut”, raportoi Bezat për News 24.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI