Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është i thërritur si dëshmitarë në komisionin e inceneratorëve këtë të martë. Veliaj është pyetur nga kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku për inceneratorin e Tiranës dhe nëse ka njohje me personat e shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Në përgjigjen e tij, Veliaj u shpreh se nuk ka njohje personale dhe as ka komunikuar me ta. Kryebashkiaku nënvizoi se është njohur me pronarët e inceneratorëve, pas fotove që ka parë të tyre me demokratin Gert Bogdani i cili ka udhëtuar me ta drejt Zimbave.
Debati:
Tabaku: E njihni Zoton e Mërtirin?
Tabaku: Zoton e Mërtirin e njihni?
Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim por jam informuar nga mediat për udhëtimet e tyre në Zimbabve me anëtarë të PD.
Tabaku: Zimbabve nuk është objekt i këtij komisioni, jeni thërritur për kontratën e Tiranës.
Veliaj: Më pyetët nga i njoh dhe thash që i njoh nga portalet, nëse kjo është njohje kjo është përgjigja ime.
Tabaku: Më datën 27.3.2017 kërkesën e Bllakos jeni shprehur pro, cila pikë e cilës gërmë të ligjit, për vetë qeverisjen vendore ju autorizon ta bëni këtë?
Veliaj: Më autorizon pika e 12 ku kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për administrimin e mbetjeve në territorin. Kam respektuar një ligj që shumica juaj e votuat në parlament.