Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ushtarake të futen në Ukrainën lindore për “operacione paqeruajtëse”.
Sipas BBC, Kremlini publikoi në orët e vona të mbrëmjes dekretet që urdhërojnë ministrinë ruse të Mbrojtjes të vendosë trupa për të kryer “funksione paqeruajtëse” në dy territoret separatiste të mbështetura nga Rusia.
Dekretet u publikuan menjëherë sapo Putin iu drejtuar kombit duke njoftuar se kishte vendosur të njihte të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetsk dhe Luhansk.
Ende nuk është e qartë nëse trupat ruse do të qëndrojnë vetëm në territorin e kontrolluar nga republikat separatiste, apo do të kërkojnë të futen edhe në pjesën tjetër të dy rajoneve të Ukrainës që mbahet nga ushtria e Kievit.
Sipas SHBA, tashmë Rusia ka rreth 190 mijë trupa përgjatë kufirit me Ukrainën. ©LAPSI.al