Flash

Subashi – Tabaku/ Plas sherri në komisionin për inceneratorët

Lapsi.al 21 February 2022
Subashi – Tabaku/ Plas sherri në komisionin për

Edhe dëshmia e kryetarit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka kaluar me tone të larta në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët.

Në momentin kur po diskutohej zhvendosja e inceneratorit të Fierit kryetarja e komisionit Jorida Tabaku e pyeti për arsyet e zhvendosjes së vendit të ndërtimit të inceneratorit që sipas deputetëve të opozitës i ka shkatuar dëm shtetit për shkak të shpronësimit më të lartë në truallin aktual.

Kryebashkiaku i Fierit pretendonte të kundërtën dhe në një moment debati është nxehur.

DEBATI

Subashi: Nëse shoronësimi do të bëhej në vitin 2016, duke marrë atë status pronash dhe ato dru frutorë, etj, kostoja e shpronësimit do të ishte rreth 52 milionë lekë të reja. Pra do të ishte realisht më shumë se ajo që është shpronësuar në vendin tjetër... (ndërpritet nga Tabaku) Nuk ka problem zonja kryetare. Unë po e hedh këtu. Ju merrni një ekspert dhe verifikojeni këtë. Problemi është këtu që në fshatin Mbyet nuk ka pasur një raport apo vlerë shpronësimi zyrtare sepse nuk u arrit që të shkohej deri tek vlerësimi. Ishte caktuar të bëhej inceneratori aty dhe Këshilli vendosi që nuk do të behej aty për ato arsye që unë thashë. Nëse procesi do të kishte kishte avancuar dhe aty do të ishte bërë vlerësimi do të ishte më e lehtë që sot të krahasonim 2 dokumente zyrtare. Meqë këtë vlerësim nuk e kemi, por kemi një indicie nga një ekspert që bën çdo ditë atë punë...

Tabaku: Nuk ka lidhje me këtë komision. Ta zëmë se është një familjar i zotit Subashi... Nuk ka lidhje me këtë komision. Ai për ne nuk është një raport zyrtar.

Subashi: Zonja kryetare. Nuk të kam ofenduar në asnjë sekondë. Nuk jam marrë me familjarët e tu se po të doni mund të merrem.

Tabaku: Po patjetër. Merruni.

Subashi: Tërhiqe atë që sapo the! Tërhiqe atë që sapo the!

Tabaku: Po nuk do merremi me një raport jo zyrtar.

Subashi: Tërhiqe! Tërhiqe!

(Ndërhyn Belind Këlliçi)

Tabaku: Nga dikush që mund të jetë edhe familjari imi e thashë. Nuk ka asnjë lloj problemi. Kaq. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI