Sali Berisha nuk është mjaftuar me vetëm një dekleratë në emër të Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike në përgjigje të ambasadores Yuri Kim. Edhe gjatë një takimi elektoral në Durrës, ai tha se qëndrimi i sotëm i ambasadores amerikane në fakt është sipas tij një përkthim nga shqipja në anglisht e shprehjeve të kryeministrit Edi Rama.
“Deklarata sot e gurventaores shprehte këtë tronditje. Nuk i dalin kërkund hesapet. Mund të bëjmë shumë komente por do ju them vetëm një mesazh që më dërgoi miku im gjuhëtar. Më thotë Sali është përkthim nga shqipja në anglisht. Në shqip është deklaratë e Ramës. Ajo bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste. E gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si gurvenatore i lejon vetes të ndërhyjë në procese të brendshme elektorale. Këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros. Një nga qëllimet e Soros është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët. Këtë nuk do e realizojë. Ne do ecim të vendosur të votojmë të lirë dhe të zgjedhim të lirë përfaqësuesit tanë brenda partisë ata që duam. Kush mërzitet nga standardet e lirisë i themi rrugë e mbarë”, u shpreh ai.
Në deklaratën e bërë gjatë paradites, diplomatja amerikane kishte disa pikëpyetje lidhur me qasjen që pjesëmarrësit në garë, të shpallur non grata, do të kishin me votuesit në zgjedhje.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruante ambasadorja e SHBA. ©LAPSI.al