Flash

Arbana Osmani reagon rreth lajmeve për një sherr të produksionit me Donaldin

Lapsi.al 21 February 2022
Arbana Osmani reagon rreth lajmeve për një sherr të produksionit

Pas finales së 'Big Brother’ është pretenduar se Donaldi dhe Romeo patën debat me produksionin për çmimin e madh dhe kjo ka bërë që të heqin dorë edhe nga emisioni “Më lër të flas”.

Madje, edhe më shumë këto lajme u nxitën nga fakti që Donaldi nuk ishte pjesë e post Big Brother që është xhiruar dje dhe do të jepet në javën në vijim.

Për të sqaruar si qëndron e vërteta, moderatorja Arbana Osmani ka bërë një reagim në Instagram, vetëm pak minuta më parë, duke theksuar se mes Donaldit dhe produksionit nuk ka asnjë konflikt.

“Po shoh që në mediat online të etura për klikime po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bërë nga produksioni i Big Brother Vip, duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit, i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm kundër nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë”-shkruan Arbana Osmani.

Megjithatë, Arbana nuk ka dhënë një sqarim se pse Donaldi nuk ka qenë pjesë e xhirimeve të post Big Brother.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI