Flash

Takimi me Arben Krajën/ SPAK zbardh detaje nga vizita e Jorida Tabakut për inceneratorët

Lapsi.al 21 February 2022
Takimi me Arben Krajën/ SPAK zbardh detaje nga vizita e Jorida Tabakut

SPAK zbardh detaje nga takimi i sotëm i kryetares së Komisionit Hetimor të Kuvendit për inceneratorët me Arben Krajën, drejtuesin e SPAK.

Sipas njoftimit, SPAK ka një qasje pozitive ndaj ardhjes së Tabakut për dëshmi, përkundër sjelljes së Ermonela Felajt dhe socialistëve në Komisionin Parlamentar. PS njoftoi sot se do të kallëzonte në SPAK Jorida Tabakun, pasi kjo e fundit iku në këtë institucion pa u mandatuar nga Komisioni.

Lexo më tej: Takoi Arben Krajën, PS çon në SPAK Jorida Tabakun 

"Sot me datë 21 Shkurt 2022 Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zhvilloi një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratoret. Takim u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku.

Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicje që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicje apo provë që paraqitet nga të gjithë palet që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet." - thuhet në njoftimin e SPAK.

Lexo më tej: Afera e inceneratorëve/ Tabaku pas takimit me Krajën në SPAK: Sot pyetet Ahmetaj, Balluku, Sako 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI