Flash

Takoi Arben Krajën, PS çon në SPAK Jorida Tabakun

Lapsi.al 21 February 2022
Takoi Arben Krajën, PS çon në SPAK Jorida Tabakun

Anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kanë kallëzuar penalisht në SPAK kryetaren e këtij komisioni, Jorida Tabakun.

Ishte deputetja socialiste, Ermonela Felaj, e cila tha në nisje të mbledhjes së Komisionit për Inceneratorët se anëtarët e PS në këtë komision kanë kallëzuar në SPAK Tabakun, pasi kjo e fundit ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja, pa u mandatuar nga komisioni përkatës.

"Transparenca po vendos një presion pozitiv mbi SPAK për të vepruar sa më shpejt, sepse provat dhe faktet për abuzimet janë të qarta. Besoj se deri në fund të këtij procesi, të paktën në emër të PD, do e bëjmë këtë detyrë me integritet." - u shpreh Jorida Tabaku.

Ermonela Felaj iu përgjigj si më poshtë.

"Ju keni shkuar pranë SPAK si kryetare e këtij komisioni, pa qenë e mandatuar nga ky komision. Ndaj, veprimi juaj është në kundërshtim të hapur me ligjin, që ju detyrojnë juve të mos ndërmerrni asnjë tagër që nuk ua jep ky komision. Për këtë arsye, ne anëtarët e mazhorancës në këtë komision kemi vendosur të drejtojmë një kallëzim penal në SPAK për Jorida Tabakun, për dy vepra penale, për ushtrimin e ndikimin e paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë veprime publike, dhe shpërdorim detyre. Ky veprim është kryer me dashje dhe me qëllimin për të fituar kredo politike nga Tabaku. Sipas deklarimeve publike të së kallëzuarës, rezulton ta ketë nxitur SPAK të veprojë sipas partisë që ajo disponon." - u shpreh deputetja.

Të këshilluara

Policia: U arrestuan 164 persona këtë javë

‘Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 535 persona në total, nga këta 164 janë arrestuar, 354 janë proceduar dhe 17 janë shpallur në...

14:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI