Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë ka rezultuar pozitive me koronavirus, njoftoi të dielën Buckingham Palace.
Mbretëresha 95-vjeçare, e cila po feston 70-vjetorin e saj në fron, po përjeton simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin, por pret të vazhdojë detyrat në Windsor gjatë javës së ardhshme, njoftoi pallati Mbretëror.
Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura, njoftohet zyrtarisht nga autoritetet.