Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Basha “shënjestron” Berishën: Kush ka luajtur rol gjatë diktaturës, nuk do të ketë pozita drejtuese në PD

Lapsi.al 20 February 2022
Basha “shënjestron” Berishën: Kush ka luajtur rol

Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh të prerë, duke shënjestruar dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, në ditën e 31-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se “Askush që ka luajtur një rol gjatë diktaturës, të mos ketë më pozita drejtuese në PD”. Më tej, kreu i PD u zotua se nuk do të lejojë më kurrë në mesin e demokratëve, por edhe të shoqërisë, kultin e individit.

“Çdo shoqëri që mendon se dikush nga ne, sado i talentuar, i aftë apo i djallëzuar të jetë, është Zot apo gjysmëzot, përfundon shumë keq. Mesazhi i dytë është një ndjesë në emër të Partisë Demokratike drejtuar së pari të përndjekurve politikë, për premtimet e papërmbushura. Dhimbja është terapia më e mirë që të mos përsërisim të keqen. Le të jemi dhe sot një familje e përbashkët sic ishim 31 vite më parë, jo vetëm e demokratëve, sepse ky shesh nuk ishte i mbushur vetëm me demokratë, kishte dhe ish-anëtarë të Partisë së Punës, të cilët u bashkuan me demokratët për të shembur kultn e diktatorit. Të zotohemi që përmes veprimeve tona të mos e lejojmë më kurrë kultin e individit, as në mesin tonë, as mes shqiptarëve. Zoti na ka bërë të barabartë, detyra jonë është t’i japim mundësi të ecë përpara. Askush mes nesh nuk mund të jetë më Zot. Të shtyjmë përpara procesin e dekomunistizimit, me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh kryedemokrati.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI