Flash

Basha sulmon Berishën: Vjen vërdallë dhe vetëm shpif dhe gënjen

Lapsi.al 20 February 2022
Basha sulmon Berishën: Vjen vërdallë dhe vetëm shpif dhe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër dnaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat në Kamzë. Basha tha se në mes të betejës që po bën PD për inceneratorët ka “disa që vijnë vërdallë dhe nga mëngjesi deri në darkë vetëm shpifin dhe gënjejnë”.

“Shpifin dhe gënjejnë, sulmojnë dhe denigrojnë këdo që nuk mendon si ata. Janë një grusht I vogël njerëzish I cili përbëhet nga dy pjesë. Një pjesë të cilët unë do ta quaja më të vogël, janë njerëz që kanë përfituar sa herë PD ka qenë në pushtet.

Dhe një pjesë tjetër njerëzish të cilët nuk mund ti ngarkoj me mëkate të tilla por që janë tërësisht të manipuluar sepse nuk mendojnë me mendje por manipulohen në emocion” – tha Basha.

“Këtu duhet të jemi të qartë. Këtu nuk ka vend për paqartësi. Kush është I paqartë për këtë ose s’bën për ëtikë ose i djeg miza nën kësulë. Ka një PS, ka një LSI. Ka një dhe vetëm një PD.

Dhe kjo PD ka marrë vendime të mëdha, me legjitimitet të plotë në Kuvendin Kombëtar të 18 Dhjetorit: Vendim për tu ndarë nga hijet e të shkuarës, Vendim për të zgjedhur të ardhmen, Vendim që edhe para 30 vitesh ishte e pakëndueshme pa aleancën me SHBA dhe BE Vendim për të dekomunistizuar një herë e përgjithmonë shoqërinë shqiptarë, duke nisur nga vetja jonë si detyrim madhor ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, si një detyrim madhor ndaj shoqërisë shqiptare” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Policia: U arrestuan 164 persona këtë javë

‘Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 535 persona në total, nga këta 164 janë arrestuar, 354 janë proceduar dhe 17 janë shpallur në...

14:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI