Flash

Policia arreston shtatë persona orët e fundit në Tiranë, jep detaje

Lapsi.al 21 February 2022
Policia arreston shtatë persona orët e fundit në Tiranë, jep

Policia e Tiranës arrestoi shtatë persona në orët e fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e disa të miturve, që janë përfshirë në një sherr masiv mes tyre. Ata janë rrahur me grushte e sende të forta për motive të dobëta.

Detaje nga policia: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 32 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. S., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;

– A. Ç., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– E. R., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi. Gjatë verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;

– D. M., 27 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar shtetaset L. D., 55 vjeçe, dhe D. D., 7 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– D. K., 44 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për 7 shtetas të mitur, dhe po punojnë për kapjen e 5 bashkëmoshatarëve të tyre, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe mjete të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI