Gjatë takimit elektoral në Durrës, Sali Berisha sulmoi edhe drejtuesin politik të këtij qarku nga Partia Socialiste, Ardian Çelën. Sipas ish-kryeministrit ai është një kriminel elektoral.
"Një kriminel elektoral vjen si hije e zezë nga rruga në rrugë në Durrës dhe ky është Ardi Çela, kudo që ta shihni i vini një tabelë, 'kriminel elektoral'. Ka të drejtë ky njeri të shkelë ligjet? Ndalohet me ligj veprimtaria e tij. Shkon në Rrashbull dhe shkarkon një pjesë të punonjësve sepse nuk marrin përsipër t'i votojnë. Nëse është përdorur një ndërmarrje për dhunë dhe terror ndaj qytetarëve, është përdorur ndërrmarrja e tij. Gjobat që ka vendosur ky njeri përmes ndërmarrjes elektrike janë dhjetëra milionë euro dhe në fund e dorëzoi me 450 mln euro borxh, të falimentuar. Tronditje e madhe!", tha Berisha.
©LAPSI.al