Flash

Analiza në BBC/ Pikëpyetjet pas lëvizjes së papritur të Putin për Ukrainën

Lapsi.al 21 February 2022
Analiza në BBC/ Pikëpyetjet pas lëvizjes së papritur të

Nga James Landale, korrespondent diplomatik në BBC

Vendimi i Rusisë për të njohur pavarësinë e Lukansk dhe Donetsk është një përshkallëzim i rëndësishëm i krizës mbi Ukrainën.

Është një ndryshim thelbësor në pozicionin e Rusisë. Deri në minutën e fundit presidenti Putin dhe ministrat e tij flisnin për nevojën për të ringjallur marrëveshjet e dështuara të Minskut, të dizajnuara për të vendosur një zgjidhje politike në lindje të Ukrainës të bazuar në një formë federalizmi brenda kufijve ekzistues.

Tani, njohja e dy republikave të shkëputura si të pavarura e vret procesin e vdekur të Minskut.

Fuqitë perëndimore tashmë e kanë dënuar këtë veprim si një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Pyetja kryesore është se çfarë bëjnë të dyja palët tani.

A e konsideron Perëndimi këtë vendim të mjaftueshëm për të vendosur disa sanksione ekonomike kundër Rusisë? A mund të vendosë Rusia, me ftesë të autoriteteve pro-ruse, trupa në Luhansk dhe Donetsk?

Si mund t'i përgjigjet Perëndimi kësaj? Dhe si do të përgjigjen autoritetet në Kiev, ndaj perspektivës për të humbur së një pjesë tjetër të madhe të territorit të tyre? ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI