Flash

E BUJSHME/ Totti dhe Ilary Blasi drejt divorcit pas 17 vitesh martesë dhe 3 fëmijëve

Lapsi.al 21 February 2022
E BUJSHME/ Totti dhe Ilary Blasi drejt divorcit pas 17 vitesh martesë dhe 3

Një bombë (jo shumë) e papritur: Francesco Totti dhe Ilary Blasi janë në fund të historisë së tyre të dashurisë dhe janë gati të ndahen pas 20 vitesh, 17 prej tyre në martesë dhe me 3 fëmijë (Cristian, Chanel dhe Isabel). Ftohja konfirmohet nga qarqe të ndryshme pranë çiftit.

Realisht, ish-kapiteni 45-vjeçar i Romës dhe gruaja e spektakleve, 5 vjet më e vogël, janë prej disa kohësh në krizë. Mes shumë detajeve që dalin në pah orët e fundit, ka ngjallur habi dhe hutim fakti që më 27 shtator të vitit të kaluar, ditën e 45-vjetorit të lindjes, Totti kishte festuar i vetëm: pa praninë e Ilarit.

Jo vetëm kaq: kohët më të fundit, në fillim të këtij muaji, shpërtheu një sherr mes të dyve gjatë një udhëtimi familjar në Castel Gandolfo, por një tjetër dëshmitar flet për një situatë gjithnjë e më të nxehtë dhe të një marrëdhënieje të rraskapitur.

Mos harroni fjalët e Blasit në një intervistë të publikuar së fundmi, në të cilën ajo komentonte: “Me Françesko gjërat funksionojnë, por në jetë nuk i dihet, gjithçka mund të ndryshojë. Unë dua të jem e pavarur dhe të mos varem pas një mashkulli”.

Ndarja e atij që ka qenë një nga çiftet më magjepsëse italiane duket se është e pashmangshme, siç u rilançua edhe nga një pamje paraprake e faqes së internetit Dagospia. Nëse konfirmohet, do të nënkuptonte fundin e një historie dashurie, e cila, siç do ta kujtojnë shumë, u zbulua nga një "bluzë" që Totti mbante nën fanellën e tij të futbollit: "6 unike!" (je unike) të cilën e kishte treguar pas një goli në derbin me Lazion. ©LAPSI.al

Totti e Ilary Blasi in crisi: verso la separazione dopo 17 anni di  matrimonio - Gazzetta del Sud

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI