Flash

“Po gënjen në dëshmi"/ Tabaku-Veliajt: Ke dërguar shkresë pa vendim Këshilli

Lapsi.al 22 February 2022

Komisioni Hetimor për Inceneratorët zhvillon sot një tjetër seancë maratonë me dëshmitë e politikanëve. I pari që është thirrur për të dëshmuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili është përplasur me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku. Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka akuzuar kreybashkiakun duke thënë se ky i fundit në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore ka dhënë miratimin për projektin e inceneratorit të Tiranës, në një kohë kur kjo kompetencë i takonte Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Nga ana tjetër Veliaj publikoi një vendim të Këshillit Bashkiak të shtatorit ku autorizohej nga këshilli bashkiak.

Erion Veliaj: Ngarkohet kryetari i bashkisë së Tiranës për zbatimin e detyrimeve. Mos ngatërroni këshillin bashkiak, qarkun dhe Bashkinë e Tiranës.

Jorida Tabaku: Për çfarë është VKM, për zbatimin e buxhetit. Të kanë autorizuar për zbatimin e buxhetit? Lexoje, po gënjen. Të kujtoj se po bën dëshmi të rreme. Sapo gënjeu nën dëshmi. Administroni provën që kryetari i bashkisë së Tiranës gënjeu në dëshmi. konsultohu me stafin. Po gënjen, z. Veliaj, po gënjen.

Veliaj: Po ç’është ky njeri? Në këshill bashkiak shkohet për buxhetin dhe për pronën. Për sa kohë është prona shtet nuk ka arsye të shkosh në këshill se nuk është prona jonë.

Tabaku: Zoti Veliaj e ke vilën tek Kodra e Diellit jo në Velipojë. Lexo vendimin e këshillit bashkiak, miratimi vjetor i buxhetit të shtetit, ku thuhet se landfilli i sharrës administrohet nga Bashkia e Tiranës dhe nuk ka fonde për landfillin e Sharrës. Vendimi nr.106 i këshillit bashkiak të Tiranës për buxhetin vjetor. Këshilli Bashkiak ka një autoritet dhe përgjegjësi për të gjitha fondet e bashkisë së Tiranës. Këshilli Bashkiak ka përgjegjësinë që nuk i ka kryetari i bashkisë. Mban përgjegjësi për angazhimet 30-vjeçare që ju i keni vendosur në atë mbledhje, kur nuk i keni kompetencë. Zoti Veliaj në nenin 59, shkruhet Këshill bashkiak është pushteti përgjegjës për angazhimin e fondeve buxhetore.

Veliaj: Qetësohu!

Tabaku: Unë jam shumë e qetë, të kapa në gënjeshtër, të them referoju stafit se di çik më shumë.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI