Flash

Afera e inceneratorëve, as 'Don Agaçi' nuk e njeh Mirel Mërtirin, Stela Gugallajn e Klodian Zoton

Lapsi.al 22 February 2022
Afera e inceneratorëve, as 'Don Agaçi' nuk e njeh Mirel

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është duke dëshmuar ditën e sotme para Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Agaçi në këtë komision tha se nuk ka njohje dhe nuk i ka takuar asnjëherë biznesmenët në kërkim, Mirel Mërtiri, Klodiana Zoto dhe Stela Gugalljan. Disi e habitshme në fakt pasi një koncension me vlerë 430 milionë euro nuk mund t'i jepet rastësisht një personi apo kompanie pa njohje në rrethet e larta të vendimmarrjes. Sidoqoftë dëshmia e Agacit nuk mud të paragjykohet apriori. Ndoshta ai vërtet s'ka njohje me bossët e inceneratorëve. Mbase ka zbatuar thjesht porosinë e shefit të tij politik. 

Po ashtu, ai theksoi se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar një vendim për autorizim e procedurave për incineratorët lidhur me projektaktin që ministria propozuese ka qarkulluar siç janë procedurat normale.

Pjesë nga dëshmia në Komision:

Tabaku: Keni ndonjë njohje me Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan?

Agaçi: Jo!Tabaku: Nuk i keni takuar për punë?

Agaçi: Asnjëherë!

Më herët Agaci tha se nuk ka një vendimarrje të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e fituesit të koncensionit. Përpara tij në komision dha dëshminë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI