Flash

I kthen pronarit celularin e gjetur në rrugë, tani akuzohet për vjedhje

Lapsi.al 22 February 2022
I kthen pronarit celularin e gjetur në rrugë, tani akuzohet për

Ai gjeti një celular të ndezur pranë stadiumit Franchi në Firence të Italisë dhe e mori atë me qëllim që ta kthejë. Por një murator rumun 41-vjeçar përfundoi në telashe.

Tashmë ai është denoncuar për vjedhje. Ai akuzohet nga pronari i telefonit të cilin arriti ta gjejë pas disa tentativave. Në momentin e takimit pranë një restoranti pronari i telefonit u paraqit me disa policë.

“Unë jam një qytetar i ndershëm dhe tani rrezikoj gjyqin”, - mbrohet rumuni, por akuza mbetet, pasi 41-vjeçari mbetet i dyshuar si hajduti që ka marrë pajisjen në një bar jashtë Firences.

“Do të përfundoj para një gjyqtari se doja t’i ktheja telefonin pronarit të ligjshëm: a nuk është absurde?”, - pyet 41-vjeçari duke rrëfyer historinë e tij për mediat italiane.

“Isha rrugës për në punë, kur pashë një celular në tokë, në mes të rrugës. Thashë me vete: "Ndoshta e përplas një makinë dhe e thyen. E mora duke e lënë në pritje të telefonatës së pronarit. Më thirri disa orë më vonë, por erdhi me policinë” – tha rumuni. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI