Flash

Biden i drejtohet kombit: Putin nuk na mashtron dot, do ndëshkohet rëndë

Lapsi.al 22 February 2022
Biden i drejtohet kombit: Putin nuk na mashtron dot, do ndëshkohet

Presidenti Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione të rënda financiare ndaj bankave ruse dhe oligarkëve rusë, duke deklaruar se Moska ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën.

"Askush prej nesh nuk do të mashtrohet" nga pretendimet e Presidentit rus Vladimir Putin për Ukrainën, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai tha se sanksione të tjera mund të pasojnë nëse zoti Putin vendos të avancojë më tej.

Presidenti Biden tha se po dislokonte gjithashtu forca amerikane drejt vendeve baltike në krahun lindor të NATO-s pranë kufirit me Rusinë.

Biden iu bashkua 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët ranë dakord të martën të vendosin sanksionet e para ndaj zyrtarëve rusë për shkak të veprimeve të tyre ndaj Ukrainës.

“SHBA beson se Rusia është agresori i qartë në tensionet me Ukrainën” – tha Biden.

Ai dënoi njohjen "e çuditshme" të Putinit të dy republikave separatiste në Ukrainën Lindore, të cilën presidenti amerikan e quajti shkelje të ligjit ndërkombëtar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI