Flash

Detaje të reja/ Si dështoi plani i grabitjes së bankës nëpërmjet tunelit

Lapsi.al 22 February 2022
Detaje të reja/ Si dështoi plani i grabitjes së bankës

Persona ende të paidentifikuar, që nuk dihet se si kishin rënë në dijeni të ekzistencës së një tuneli nëntokësor përgjatë bulevardit “Zogu i Parë” e kanë përdorur atë për t’iu afruar filialit të një banke të nivelit të dytë. Ata kanë nisur prej të paktën 1 muaji gërmimet në brendësi të tunelit për t’ju afruar bankës.

Si hyrje e tunelit është përdorur një depozitë e hapur nga Bashkia e Tiranës nga ku zbritej me një shkallë. 800 metra më tutje autorët kanë thyer betonin dhe kanë nisur të gërmojnë për t’ju afruar bankës.

Autorët kanë nisur të krijojnë tunelin për t’u futur në bankë duke gërmuar me matrapik dhe mjete të tjera. Punimet dyshohet se janë kryer gjatë ditës në mënyrë që të mos dëgjoheshin zhurmat nga mjetet e përdorura.

Gjithçka është zbuluar nga një denoncim i bërë në polici pas dyshimeve që kishin krijuar këta persona duke hyrë e duke dalë nga tuneli. Pas verifikimit të këtij informacioni, policia gjeti punimet për depërtimin në ambientet e brendshme të bankës.

Të hënën dhe të martën policia ka sekuestruar një sërë objektesh me cilësinë e provës materiale. Hetuesit shpresojnë të gjejnë shenjave të gishtërinjve apo material biologjik për të bërë identifikimin e autorëve.

Grupi i hetuesve është duke këqyrur kamerat e sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e personave që kanë hyrë dhe kanë dalë prej tunelit.

Ky është rasti i dytë në pak vite kur grabitësit përdorin tunele për të hyrë në një bankë. Në rastin e parë autorët u kapën. Tashmë hetimet po kryen nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI