Flash

Pse nuk po flet Rama? Veliaj mbron shefin për misionin anti-FSHF

Lapsi.al 24 January 2022
Pse nuk po flet Rama? Veliaj mbron shefin për misionin anti-FSHF

Edhe pse është e qartë se përpjekja për të kapur Federatën Shqiptare të Futbollit është një ëndërr e vjetër e Ramës dhe se kësaj radhe, Erjon Veliaj ka marrë përsipër ta zbatojë atë, ky i fundit ka gjetur një shpjegim për heshtjen e shefit të tij. Megjithëse u diskretitua publikisht me fjalorin prej rrugaçi që përdori ndaj një legjende të skuadrës bardheblu, si Sul Mema, Veliaj ka gjetur forcën të justifikojë shefin e tij që e futi në këto telashe. I pyetur nga gazetari Denis Minga se përse hesht kryeministri Rama në këtë situatë, Veliaj tha se deri tani beteja bëhet për shoqatën e futbollit të Tiranës dhe se kjo nuk është një çështje kombëtare.

"Kjo është një betejë për shoqatën e Tiranës nuk është një betejë kombëtare. Edi Rama ka qenë njeriu më i interesuar të ketë fair play në të gjitha nivelete e shoqërisë, e thotë shpesh që në universitet të shkojë edhe djali i bariut. As ja kam kërkuar Edi Ramës të përfshihet. Kjo është beteja ime. Të tjerët le të bashkëjetojnë me të keqen nëse duan. Kjo është një betejë për Tiranën. Kur të më ftojnë në Durrës, do shkoj. Kjo nuk është një betejë kombëtare" ishin fjalët e Veliajt për të justifikuar shefin e tij.

Në fakt, është e qartë se operacioni për kapjen e FSHF-së dirigjohet nga kryeministria dhe në këtë rast, Veliaj është vetëm një mashë që merr përsipër të plotësojë porosinë e shefit, pavarësisht se sa kosto merr në publik.

Këtë të hënë në media doli një fjalim i tij për anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, ku ai përdor një fjalor ordiner që do të kishtë çuar drejt dorëheqjes çdo kryetar bashkie në një vend normal.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI