Flash

Berisha: Të vendosur të marrim pjesë në zgjedhjet e 6 marsit

Lapsi.al 24 January 2022
Berisha: Të vendosur të marrim pjesë në zgjedhjet e 6 marsit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar si do përcaktohen kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit në 6 bashkitë pa kryetarë. Berisha thekson se kandidatët do të përcaktohen nga anëtarët përmes zgjedhjeve në struktura. Ata që do të marrin më shumë vota do të jetë zyrtarisht kandidatë.

Ai thotë se ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe sipas tij është dëshmuar i suksesshëm, transparent dhe do të sjellë rezultate të mira.

"Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë. Kandidatët tanë do t’i përcaktojnë anëtarët. Pra, do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë. QYTETARI vendos se kush do të jetë kandidat, as Sali Berisha, as Kryesia, askush tjetër. 

Ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është i dëshmuar si më i suksesshmi, transparenti dhe besojmë se do të sjell rezultatet më të mira për ne. I ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët që të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë legjitimitetin e duhur secilit kandidat. Lista jonë padyshim se do të jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme në secilin kuptim të fjalës" - shkruan Berisha ne Facebook.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI