Flash

Fjalori i llahtarshëm i Veliajt/ Meta nxjerr foton e Sul Memës para ndeshjes

Lapsi.al 24 January 2022
Fjalori i llahtarshëm i Veliajt/ Meta nxjerr foton e Sul Memës para

Në vend të kërkojë falje për fjalorin prej ordineri që ka përdorur në një takim me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, kryebashkiaku Erjon Veliaj e ka quajtur atë një "bisedë mes djemsh" duke u justifikuar për fjalët që ka nxjerrë nga goja.

Por në fjalimin që ka mbajtur para 40 burrave, Veliaj arriti kulmin me sharjet për një nga legjendat e skuadrës së Tiranës, Sulejman Memën, të cilit iu drejtua me fjalët:

“Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kreytarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën” dëgjohet të ketë thënë Veliaj në përgjim. 

Vetë Sul Mema nuk ka reaguar për këto fjalë, por ai duket se ka të gjithë admirimin e presidentit Meta në këto momente të vështira kur është ofenduar publikisht nga Veliaj. Në një status në Facebook, Meta ka shpërndarë një foto të Memës gjatë kohës që ka qenë futbollist i Tiranës duke e shoqëruar me vlerësimet maksimale.

"Sulejman Mema ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm i një gjenerate të artë të Tiranës dhe Shqipërisë. Edhe sot kemi nostalgji për inteligjencën, fantazinë dhe finesën e tij në fushën e blertë e sidomos për encet, që përfundonin në rrjetë, më lehtë se edhe vetë penalltitë. Ai ishte ndër ata lojtarë, që fitonte edhe duartrokitjet e kundërshtarit. Edhe në këto tre dekada, Sulejman Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari, siç i përket gjithmonë familjes së madhe sportive Mema. Për Sul Memën, nuk ka patur dhe nuk mund të këtë fishkëllima, por vetëm DUARTROKITJE!" shkruan Meta.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI