Flash

Çmenduri shqiptare/ Zbardhet dëshmia e burrit që vrau krushkën: Më kishte borxh 6 mijë lekë për cjapin që ndërzeu dhitë e saj

Lapsi.al 24 January 2022
Çmenduri shqiptare/ Zbardhet dëshmia e burrit që vrau

Duket të jenë në kufijtë e së pabesueshmes shkaqet që çuan në vrasjen e 64-vjeçares Fatime Suli nga Fetah Marra pak ditë më parë në Kuçovë. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në prokurori, shkaku ka nisur për një borxh 6 mijë lekë që sipas Marrës, viktima ia kishte atij dhe nuk ia jepte prej disa kohësh. I pyetur për burimin e këtij borxhi nga prokurorët, Marra është përgjigjur se sherri nisi pasi gruaja nuk pranonte t’i jepte lekët për shërbimin që cjapi i tij kishte bërë ndaj dhive të Sulit duke i ndërzyer ato. Sipas tij, Fatime Suli kishte marrë cjapin e tij për të ndërzyer dhitë, por më pas nuk kishte dashur që t’i jepte lekët.

“Kur unë shkova t’i kërkoj lekët ajo më gjuajti me gurë. Prandaj e mbyta”, është shprehur ai. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare të Kuçovës. 64-vjeçarja Fatime Suli u gjet në kanal gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur njoftuan policinë. Një orë më vonë trupi i saj u gjet rreth 1 km lar banesës.

Si rezultat i autopsisë mjeko ligjore rezultoi se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Kjo vuri në lëvizje policinë duke marrë në pyetje banorët dhe duke këqyrur pamjet filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese në zonë duke identifikuar edhe autorin Fetah Marra.

Të këshilluara

Ekzekutohet një person në Lezhë (Detaje)

Një person është ekzekutuar këtë të hënë në Manati të Lezhës. Nga raportimet e deritanishme, viktimë ka mbetur një 65-vjeçar me inicialet L.L. Forcat e po...

12:37

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI