Flash

Përgjimi skandaloz/ "Ishulli i vetëm që na ka mbetur pa marrë", sulmi i Veliajt ndaj FSHF

Lapsi.al 24 January 2022
Përgjimi skandaloz/ "Ishulli i vetëm që na ka mbetur pa
I gjithë shteti shqiptar është hedhur në sulm për të rrëmbyer Federatën e Futbollit. Në lojë është futur prokuroria e urdhëruar politikisht që ka marrë me urgjencë padinë ndaj Armando Dukës dhe njëkohësisht me të tatimet ia kanë behur tek kompania private e presidentit të FSHF-së. Këtë sulm të komanduar nga kryeministri që kontrollon çdo pushtet në këtë vend e ka marrë përsipër si ekzekutues Erion Veliajt. E gjitha ka plasur këtë të hënë, në ditën kur në Tiranë zgjidhen 6 nga delegatët që do të vendosin, në zgjedhjet e 2 marsit se kush do të jetë jetë presidenti i FSHF për katër vitet e ardhshme. Pikërisht për këtë Veliaj ka zhvilluar të dielën një takim me grupet e interesit të futbollit të kryeqytetit, ku ai është përgjuar me audio duke përdorur kërcënime politike dher një zhargon që i shkon për shtat një banditi lagjeje.  Lexo me tej:

FSHF publikoi përgjimin për Veliajn, tatimorët zbarkojnë te bizneset e Armando Dukës

Në përgjimin e publikuar ditën e sotme nga Federata Shqiptare e Futbollit kryebashkiakun e Tiranës implikohet në mënyrë direkte në betejën për drejtimin e FSHF-së. (Audio e plotë më poshtë)  Në një konferencë për mediat, Drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Andi Verçani zbuloi se ditën e djeshme Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me disa anëtarë të komunitetit të futbollit dhe të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë ku mësuesve të edukimit fizik dhe trajnerëve të futbollit të rajonit të Tiranës i është bërë një listim i të gjithë gjërave që duhet të bëjnë. Çfarë bie në sy nga përgjimi audio është se përpos fjalëve banale që kryebashkiaku përdor, ai thekson se do të bëjë çdo gjë, përfshi nisjen e SPAK dhe Prokurorisë për, siç thotë vetë Veliaj, "ti nxirë jetën këtyre".  "Unë do bëj çdo gjë që kam në dorë për t’ia nxirë jetën këtyre, me Prokurori  dhe me SPAK. Tani edhe të duam të tërhiqemi ne, sepse nuk tërhiqen agjencitë që janë vënë në lëvizje." - thotë mes të tjerash Veliaj, që implikon veten edhe më rëndë, duke u shprehur si më poshtë: "Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll." - thekson kryebashkiaku. Por përgjimi nuk mbaron me kaq. Veliaj nuk përmbahet me fjalorin. "Po mir mër Sul (i drejtohet ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të mirënjohur, Sulejman Mema, i cili është aktualisht kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë), që qesh me mu tani, po si ka mundësi që jua ka marrë dinjitetin, jua ka marrë burrërinë, si mund t’i presi robi k*qet dhe të sillesh si rrotë k***, duke qenë çun futbolli tërë jetën?" - thotë kreu i Bashkisë Tiranë. Përgjimi:  [audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Audio-2022-01-24-at-141-2-AudioTrimmer.com_.mp3"][/audio] [audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/01/pjesa-2-.mp3"][/audio] Pasi këto biseda kërcënuese u bënë publike , Erion Veliaj nuk pati rrugë tjetër duke u detyruar për ta pranuar përgjimin audio dhe fjalorin e përdorur prej tij. "U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj! Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit "Tirona", prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes! "Pavarësia" e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve." - reagoi Veliaj brenda një ore nga publikimi i audios. Por pavarësisht nga përpjekja e Veliajt për të mos e lidhur ndërhyrjen e tij flagrante me pushtetin socialist, por me rolin e tij si kryebashkiak, faktet e përgënjeshtrojnë atë. Sot Tatimet ia mësyan në Shkozet në zyrat e AIBA, bizjesi privat i Dukës, ndërkohë që prokuroria është vënë menjëherë në lëvizje kundër kreut të FSHF. Edhe mbështetësve të tjerë të Dukës si Shulkut dhe Lutfi Nurit i është bërë persion në bizneset e tyre nga organet shtetërore. Prandaj është jashtë çdo dyshimi se në betejën për futbollin ka zhytur duart pushteti i Edi Ramës, që edhe një herë tjetër banalin deri në neveri, ErionVeliajn po e përdor thjesht si mashë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Ekzekutohet një person në Lezhë (Detaje)

Një person është ekzekutuar këtë të hënë në Manati të Lezhës. Nga raportimet e deritanishme, viktimë ka mbetur një 65-vjeçar me inicialet L.L. Forcat e po...

12:37

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI