Flash

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës: Armando Duka nuk është nën hetim

Lapsi.al 24 January 2022
SPAK dhe Prokuroria e Tiranës: Armando Duka nuk është nën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërcënoi sot me SPAK kreun e FSHF-së Armand Duka dhe përfaqësues të tjerë të institucionit të organizimit të futbollit.

Në media qarkulloi lajmi se prokuroria po heton Armando Dukën për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdorur detyrën”.

Mirëpo, në një reagim për BIRN, SPAK dhe Prokuroria e Tiranës mohojnë që të ketë akuza në adresë të Dukës apo të jetë nën hetim, ndryshe nga sa pretendon Veliaj.

I pyetur nga BIRN drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj mohuan që institucionet e tyre të ishin përfshirë në këtë përplasje.

“SPAK nuk mund të përdoret nga askush për presione sepse vepron vetëm bazuar në dokumente dhe prova dhe jo opinione. Deri tani nuk kemi ndonjë kallëzim për problematikën që lidhet me FSHF siç thoni ju. Gjithashtu iu sqaroj se kryetari i FSHF-së nuk është subjekt i posaçëm hetimi në kompetencë të Prokurorisë Posaçme”, tha Kraja në reagimin e tij.

Njësoj Imeraj tha se prokuroria që drejton “nuk ka asnjë të ngarkesë të jashtme në lidhje me asnjë çështje”.

Imeraj theksoi se në Prokurorinë e Tiranës ishte regjitruar që prej nëntorit të vitit të kaluar një kallëzim ndaj FSHF-së i bërë nga një përmbarues, në të cilin ngrihen pretendime për shpërdorim detyre, por se nuk kishte persona të akuzuar.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime sipas normave ligjore dhe në pavarësi të plotë në lidhje me çështjen, si për çdo çështje tjetër” përfundoi ajo.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI