Flash

Çmimet vetëm po rriten/ Produktet e shportës dhe energjia janë më të shtrenjta

Lapsi.al 24 January 2022
Çmimet vetëm po rriten/ Produktet e shportës dhe energjia

Shtrenjtimi i çmimeve në tregje nuk po frenon rritjen duke bërë që kostot e familjeve shqiptare të rriten gjithnjë e më shumë. Kjo është më e dukshme për artikujt e shportës, veçanërisht për frutat dhe perimet pasi tregtarët pohojnë se tendenca e shtrenjtimit me ritme të larta për disa produkte ka vijuar edhe gjatë janarit.

Për qytetarët që çojnë gati 42% të shpenzimeve mujore për ushqime, jetesa po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme, veçanërisht për kategoritë më në nevojë.

Së fundmi, një shtrenjtim nga 10 deri në 20 lekë më shumë kanë parë edhe paketat e cigareve dhe duhani një rritje e pritshme kjo pas ndryshimeve të paketës fiskale për rritjen e akcizës së duhanit.

Çmimet e karburanteve kanë vijuar thuajse në të njëjtat nivele me një muaj më parë, ku midis tyre rritjen më të fortë e ka shënuar gazi përgjatë këtyre muajve duke arritur në 92 lekë për litër.

Ky i fundit po ashtu pritet të shtrenjtohet më tej në muajt në vijim me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore të unifikimit të akcizës së gazit në 6 lekë për litër si për bizneset ashtu edhe për qytetarët.

Luhatja e fortë e çmimeve në muajt e fundit në tregjet globale të lëndëve të para kanë bërë që inflacioni në vend të kapërcejë objektivin e bankës qendrore, megjithatë nga kjo e fundit nuk ka ende një vendim nëse do të rishikojë politikën monetare, pasi sipas saj vala e rritjes së çmimeve është kalimtare dhe pritet të stabilizohet në pjesën e dytë të vitit./ TCH

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI