Flash

Zbulohet pse Erion Veliaj shau Sul Memën, futbollistin legjendë të bardhebluve

Lapsi.al 24 January 2022
Zbulohet pse Erion Veliaj shau Sul Memën, futbollistin legjendë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka artikuluar disa fjalë të rënda ndaj Sul Memës, lojtarit legjendë të skuadrës bardheblu gjatë një takimi me Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës.

“Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kryetarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën” dëgjohet të ketë thënë Veliaj në përgjim.

Por pse degradoi në këtë derexhe Veliaj duke folur si një rrugaç i rëndomtë, me një fjalor të padenjë për qytetarin numër 1 të Tiranës?

Shkak është bërë firma e Sulejman Memës në një letër drejtuar FIFA-s, ku ai denonconte presionet e Bashkisë për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Akuza ndaj Erion Veliajt dhe Bashkisë Tiranë në letër është e qartë, shantazhim, kërcënim ndaj anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Menjëherë pas takimit, Veliaj kishte publikuar në rrjetet sociale, ku thoshte se Sul Mema kishte dhënë dorëheqjen nga shoqata, por emri i njohur i futbollit bardheblu shpjegonte se kjo nuk ishte e vërtetë.

Vetë Sulejman Mema në një intervistë për SuperSport ka sqaruar disa ditë më parë se çfarë ka ndodhur në atë takim me kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit dhe se ai i qëndron gjithmonë strikt letrës qe ka dërguar në FIFA për ndërhyrjet dhe kërcënimet ndaj anëtarëve të Shoqatës. Ai zbuloi edhe mënyrën sesi u shkrep foto që ka publikuar Veliaj.

"Dje më nisi një mesazh për ta takuar, shkova e takova normalisht se është kryetari i bashkisë. Në bisedë e sipër, sa hymë tek dera, normalisht foton e çastit që e bën Muzaka që është drejtori i bashkisë së Tiranës, u ulëm të bisedojmë për probleme normale. I thashë zoti kryetar unë e di që më keni thirrur për zgjedhjet, më tha "jo". I thashë për çfarë kam ardhur?" tha Mema.

"Për një letër që keni dërguar në FIFA" tha Veliaj.

Mirëpo Mema teksa konfirmoi edhe një herë se ai mbetet në krye të Shoqatës së Tiranës ndryshe nga sa e raportoi Erion Veliaj në statusin e tij.

"Po dhe jam koshient për atë që kam bërë, sepse ankesat kanë ardhur në Federatë. Unë duhet të mbroj dhe institucionin e Federatës dhe shoqatës ku bëj pjesë. Shikoj që ka ndërhyrje nga bisedat që kam bërë me njerëzit. Po do i thoja që të rrinin sa më larg, këto zgjedhje të jenë sa më të pastra, sa më të mira sepse po ndërhynë do të jetë në disavantazh të futbollit. Them që do ndikojë negativisht te ne. Madje kur zoti Veliaj më tha që do t'i çoj në prokurori, më tha do shkoj i gatshëm atje. Në Prokurori për problemin që nuk i kam takuar këta njerëz që kanë deponuar atje në Federatë. Nuk e di, kjo është situata që kemi. Çdo thirrje që mund të bëjë kryetari i bashkisë dhe cilido tjetër jam i gatshëm të shkoj dhe t'i them kush është realiteti i shoqatës" tha Mema.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI