Flash

Mesazhi i kriptuar i Ramës: Gërdeci dhe 21 janari dy vrasje shtetërore. Drejtësia vonon por nuk harron

Lapsi.al 21 January 2022
Mesazhi i kriptuar i Ramës: Gërdeci dhe 21 janari dy vrasje

Edi Rama i cilësoi 21 janarin dhe Gërdecin si dy vrasje shtetërore, që duhen hetuar, por e gjitha do kohën e saj. Kryeministri shtoi se hetimet për Gërdecin po vijojnë, ndërsa shtoi se shpreson se një gjë e tillë të bëhet edhe për 21 janarin.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se Reforma në Drejtësi është ende në proces e sipër dhe në hapat e parë dhe për të parë rezultate më të mëdha duhet ende kohë.

"Sot nuk jemi në kushtet ku ishim të etur për të parë drejtësinë që të niste të funksiononte. Fola për vettingun, por sot është rihapur Gërdeci. Një nga dy kapakët e rëndë të dy vrasjeve shtetërore. Lere se ca thotë njëri e tjetri.

Dy vrasje shtetërore, që ndodhën për shkak të krimit shtetëror. Është rihapur ai Gërdeci që iu vendos një kapak. Është rihapur dhe sot po hetohet e po bëhet nga SPAK-u. SPAK-u nuk është FBI apo strukturë e ngjashme në vende ku këto struktura funskionojnë që prej kohësh kur ne që po flasim këtu s’kishim nisur. Është një foshnje që ka nisur të belbëzoje. Kjo është rruga dhe jam i bindur që fjala drejtësia vonon, por nuk harron, ka kuptim të qartë. Duan apo nuk duan, nuk ka mundësi tjetër apo rrugë. Do të doja që Reforma në Drejtësi të ecte shumë më shpejt, po realisht a mund të ecte? Nuk e di, sepse është një proces. Shumë i ngjashëm me rritjen e një fëmije”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI