Flash

Zhduket në mënyrë misterioze 22-vjeçari shqiptar në Francë

Lapsi.al 20 January 2022
Zhduket në mënyrë misterioze 22-vjeçari shqiptar në

Një i ri 22-vjeçar shqiptar u zhduk në Riom, pranë Clermont-Ferrand të Francës të martën e 18 janarit. Mediat franceze shkruajnë se mund të bëhet fjalë për një rrëmbim duke bërë që autoritetet të nisin hetimet. Sipas të njëjtave burime 4 persona janë akuzuar dhe u është caktuar masa e paraburgimit.

"Është pak e ndërlikuar nëse është një zhdukje apo rrëmbim. Nuk dimë shumë. Sipas dëshmitarëve, në fillim, dëgjua një zhurmë e madhe. Njëri prej tyre nxitoi te dritarja dhe pa dy automjete që ishin përplasur. Ai pa personat që ndodheshin në automjetin pas, të dilnin dhe të merrnin drejtuesin e mjetit përpara. Më pas ata u larguan”, - thotë prokurori publik Eric Maillaud.

Më pas policia identifikoi makinën që mbeti aty.

“Ishte dëmtuar dhe dyert u hapën. Pronari i mjetit nuk korrespondon me personin e zhdukur. Është dikush që nuk ka të njëjtën moshë. I përkiste në fakt të atit. Ndaj hetuesit besojnë se ka qenë djali i tij që është rrëmbyer. Në çfarë konteksti, nuk e dimë. Kjo mund të ndodhë në sfondin e trafikut të drogës, por nuk ka më shumë informacion në këtë fazë”, - thotë prokurori.

Edhe sot e kësaj dite, hetuesit nuk kanë arritur ende të gjejnë gjurmët e të riut.

“Personat e arrestuar kanë lidhje me të zhdukurin. Ne arritëm të vërtetonim se personi i zhdukur ishte në shtëpinë e tyre pak më parë”, - thotë Eric Maillaud.

Të arrestuarit janë 4 shtetas shqiptarë me qëndrim të parregullt në Francë.

“Ata mohojnë të kenë qenë atje. Ata pranojnë se e kanë parë këtë person të njëjtën mbrëmje, por tregojnë se ai ishte larguar. Ata pretendojnë se nuk e dinë se ku ka shkuar ai”, - thotë prokurori.

Të arrestuarit janë vendosur në paraburgim dhe po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të riut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbyllen shkollat në Shqipëri

Duke nisur nga dita e hënë deri të mërkurën e javës së ardhshme, shkollat në të gjithë vendin do të jenë të mbyllura për shkak të motit të keq. Lajmin e njof...

13:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI