Flash

Mbrojtja Civile: Temperatura do shkojë -18 gradë, ngrica edhe në bregdet

Lapsi.al 20 January 2022
Mbrojtja Civile: Temperatura do shkojë -18 gradë, ngrica edhe në

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar lidhur me situatën me motin e acartë që pritet të pushtojë vendin tonë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mbrojtja Civile shkruan se temperaturat në vend pritet që të zbresin deri më -18 gradë Celsius. Ndërkohë që në Tiranë, termometri do të shënojë deri në -8 gradë.

“Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.

Kulmi i temperaturave të ulëta pritet të jetë dita e hënë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore. Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbyllen shkollat në Shqipëri

Duke nisur nga dita e hënë deri të mërkurën e javës së ardhshme, shkollat në të gjithë vendin do të jenë të mbyllura për shkak të motit të keq. Lajmin e njof...

13:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI