Flash

FOTO/ Kush është shqiptarja që Berlusconi i dhuroi 70 mijë euro

Lapsi.al 20 January 2022
FOTO/ Kush është shqiptarja që Berlusconi i dhuroi 70 mijë

Gazeta italiane “Domani” ka zbardhur një raport nga zyra e Bankës së Italisë kundër pastrimit të parave ku citohet se një grua shqiptare ka marrë para nga kreu i “Forza Italia”.

Sipas të njëjtave burime, ish-kryeministri Silvio Berlusconi i ka kaluar 70 mijë euro shqiptares Julinda Llupo. Ajo është datëlindja 1987, e lindur në Tiranë dhe banuese në Itali. Ato janë dorëzuar në 9 këste, në periudhën kohore, shkurt - tetor 2020.

Transaksioni është kryer përmes etiketimit “dhuratë apo hua” nga llogaria personale bankare e ish kryeministrit italian në atë të gruas shqiptare. Gazeta shkruan se Llupo, e cila ka disa aktivitete në Itali, i ka përdorur paratë edhe për të paguar qiranë e një apartamenti në pronësi të Cosimo D’Arrigo, një gjyqtar të Gjykatës së Lartë, i cili në vitin 2012 ishte pjesë e bordit që liroi Berlusconin në gjyqin “Mediatrade”, në lidhje me fondet e zeza të pretenduara të Mediaset.

Shqiptarja dhe bashkëshorti i saj nuk kanë dashur të shpjegojnë ngjarjen. Nga ana tjetër, magjistrati pretendon se nuk di asgjë për marrëdhëniet mes Llupos dhe Berlusconit dhe se e ka ndërgjegjen e pastër. ©LAPSI.al

FOTO / Cila është Julinda, vajza shqiptare që i mori mijëra euro Silvio Berluskonit

Të këshilluara

Mbyllen shkollat në Shqipëri

Duke nisur nga dita e hënë deri të mërkurën e javës së ardhshme, shkollat në të gjithë vendin do të jenë të mbyllura për shkak të motit të keq. Lajmin e njof...

13:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI