Flash

“Si prisni që Ilir Meta të përgjigjet për 21 janarin?”- Kryeministri Rama paralajmëron rihetim

Lapsi.al 21 January 2022
“Si prisni që Ilir Meta të përgjigjet për 21

Edi Rama ka ironizuar Presidentin Ilir Meta i cili në këtë 21 janar ishte në Korçë dhe kur u pyet për gazetarët, nuk dha asnjë përgjigje për 11 vjetorin nga vrasja e katër protestuesve.

“Si prisni që Ilir Meta të përgjigjet për 21 janarin? E vetmja gjë që mund të bëjë tjetër përvecse të shpërndajë dekorata, dekorata pa asnjë vlerë, kuptim e përmbajtje që janë një tallje e madhe me ata njerëz që për fat të keq shkojnë akoma e marrin dekoratat e Ilir Metës që janë bosh në kuptim përmbajtje e vlerë”, tha Rama.

Ndërkohë lidhur me hetimet për vrasjet në 21 janar 2011, Rama tha se ka bindjen që gjykata do ta rihapë si çështje për t’u rihetuar.

“Jam i bindur që më herët se sa vonë gjykata do thotë që jo, 21 janari nuk është gjykuar”, duke iu referuar këtu edhe rihapjes së hetimeve për Gërdecin.

“Gjyqe të kësaj natyre tragjedi të kësaj natyre dhe në vende me drejtësi shumë të konsoliduar marrin shumë shumë kohë por nuk vonojnë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI