Flash

Bashën apo Berishën: Duka tregon kë do mbështesin aleatët e PD në zgjedhje

Lapsi.al 20 January 2022
Bashën apo Berishën: Duka tregon kë do mbështesin

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka bërë me dije “skemën” sesi do të rreshtohen në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit që do mbahen më 6 mars.

Gjatë fjalës së tij në emisionin “Open”, Duka tha se ka konsumuar një takim informal me ish-kryeministrin Sali Berisha, por nuk ka akoma një marrëveshje me të. Gjithashtu shton se mënyra se si PAA do të veprojë është se në secilin qark do të vendohet në mbështetje të kandidatit që do të pritet më mirë nga qytetarët.

“Kam bërë takim informal në kafe me zotin Berisha. Ai ka dhënë opsionet e veta dhe përse ky grup mund të fitojë zgjedhjet. Mendon se duke zgjeruar bazën e PD mund të fitojë. Ndërsa unë jam skeptik nëse e ndarë PD-ja mund të fitojë. Unë një vendim e kam marrë. Kam folur edhe me Mediun e Shehin.

Nëse ne mbështesim një grup, duket se mbajmë anë. Të dy palët mendojnë se kanë të drejtë, por nuk shohin fajet e veta. Nuk marr dot rolin e një gjyqtari. Në Durrës, përshembull do të shohim kandidatët, kush parapëlqehet me shumë, do të mbështesim atë. Në Shkodër mund të na pëlqejë një tjetër e do mbështesim atë,” - tha Duka.

Të këshilluara

Mbyllen shkollat në Shqipëri

Duke nisur nga dita e hënë deri të mërkurën e javës së ardhshme, shkollat në të gjithë vendin do të jenë të mbyllura për shkak të motit të keq. Lajmin e njof...

13:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI