Shkollat 9-vjeçare kanë nisur të pyesin nxënësit në lidhje me preferencat e nxënësve për futjen ose jo të gjuhës turke si lëndë me zgjedhje. Në një mesazh të publikuar shihet grupi i një klase të 6-të ku mësuesja kujdestare kërkon të mbledhë të dhënat mbi preferencat e nxënësve e prindërve të tyre. Si afat për dhënien e një përgjigjeje është vendosur dita e sotme.
“Përshëndetje! Ju lutem brenda ditës sot, komunikoni në grupin e klasës. Sa prindër dëshirojnë gjuhën Turke si gjuhë të huaj të dytë në shkollë. Më pas dërgoni nr e prindërve që e dëshirojnë në privat. Ju lutem sot. Faleminderit,”- thuhet ne mesazhin e publikuar.

Disa orë më parë, në faqen Lolita është publikuar e njëjta nismë e ndërmarrë në shkolla, por në një tjetër formë. Këtë herë kërkohet plotësimi i dy tabelave nga çdo shkollë që duhet të ishin dorëzuar në orën 14:00.
Siç duket futja e gjuhës turke në shkollat e Shqipërisë është marrë me shumë nxitim. Këto pyetësore vijnë fill pas vizitës së Presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan në Tiranë. Të ketë qenë edhe ky një nga ‘ultimatumet’ e Erdogan?