Flash

Atentati në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit

Lapsi.al 18 January 2022
Atentati në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit

“Nuk kam konflikt të hapur me askënd” - ka deklaruar Lulzim Masha, administrator i shkollës private Uillson në Tiranë, të cilit iu bë atentat me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 te nënkalimi i Liqenit të Thatë, shumë pranë vendit të punës së Mashës.

63-vjeçari ndodhet në komisariatin nr.1 në Tiranë ku po pyetet nga oficerët e policisë. Ai tha se autori ishte duke ecur në këmbë kur ka hapur zjarr me armë ndaj makinës së tij, duke shtuar se ishte veshur sportiv.

“Nuk kam konflikt të hapur me askënd, nuk e di se kush fshihet pas këtij sulmi. Atentatori ishte në këmbë dhe i veshur me veshje sportive”, mësohet të ketë thënë Masha.

“Nuk e njihja autorin, ishte i moshës 25-vjeç, nuk më tha asgjë, qëlloi dhe u largua, ishte esmer dhe me mjekër”, ka thënë Masha.

Ka qenë Masha ai që ka njoftuar policinë, e cila gjeti në vendin ne ngjarjes 3 gëzhoja plumbash. Deri më tani nuk është identifikuar apo arrestuar asnjë person.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI