Flash

AKU sekuestron 711 kg mish dhe 14 mijë vezë jashtë standardit

Lapsi.al 17 January 2022
AKU sekuestron 711 kg mish dhe 14 mijë vezë jashtë standardit

Një denoncim në numrin e gjelbër të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u bë lidhur me operatorin e biznesit ushqimor me inicial “D.” që operon në juglindje të vendit. AKU thotë se urdhëroi një plan-veprimi lidhur me rastin dhe u krye një inspektim së bashku me Drejtorinë Rajonale të AKU-së.

Sipas AKU, inspektimi fizik u krye në dy adresa, ku subjekti ushtronte aktivitetin, aty ku kryhej procesi i prodhimit të produkteve ushqimore me bazë mishi, ambalazhimi i produkteve djathë, peshk, pjesë mishi, në ambientet frigoriferike dhe ambientin e tregtimit.

"Gjatë inspektimit u konstatuan produkte të gatshme për hedhje në treg: Produkte me bazë mishi me etiketa të panotifikuara dhe që nuk kishin të deklaruar në etiketë përbërësit, disa prej të cilëve alergenë kryesorë ushqimorë. U mor masë administrative gjobë për sa më lart dhe për mosplotësimin periodik të regjistrave të HACCP. Për produktet e bllokuara po dërgohen mostra në ISUV.

Në adresën, me tre ambiente të reja magazinuese që u identifikua referuar të dhënave nga denoncuesi, u konstatuan gjatë kontrollit fizik: Aty ku mbaheshin produktet ushqimore nuk plotësoheshin kushtet e nevojshme higjieno-sanitare për këtë veprimtari.

Magazina ishte e pamirëmbajtur dhe brenda saj u konstatua një sasi prej 14’400 kokrra vezësh të paketuara dhe të pavulosura, me mungesë datë skadence dhe pa gjurmueshmëri. Në ambientet frigoriferike, në kushte të papranueshme u konstatuan 711.5 kg mish, pa dokumentacionin shoqërues, 100 kg galetë pa etiketë identifikuese" - njofton AKU.

Grupi inspektues i AKU-së thotë se mori masën urgjente të ndërprerjes së aktivitetit të këtij subjekti dhe bllokimin e produkteve sa më lart, me destinacion përfundimtar asgjësimin e tyre, masë administrative gjobë për kushtet higjieno-sanitare dhe masë administrative gjobë për mungesën e gjurmueshmërisë.

Procedura e inspektimit vazhdon duke ndjekur nga afër asgjësimin e produkteve të bllokuara për asgjësim. Me daljen e përgjigjes së analizave nga ISUV do vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore. Gjithashtu AKU po përgatit materialin për kallëzim penal të kësaj veprimtarie.

Të këshilluara

3 vatrat kryesore të Omicron në Shqipëri

Shifrat e të prekurve në Shqipëri nga derivatët e Covid-19 po marrin ngjitje në piedestalin e infektimeve. Varianti Omicron ka tejkaluar çdo mutacion të mëparsh...

20:17

I riu shqiptar arratiset nga burgu grek

Një i ri shqiptar është arratisur nga qelia e tij në një burg në Akropoli në Athinë. Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar ka arritur të arratiset, duke alar...

19:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI