Flash

3 vatrat kryesore të Omicron në Shqipëri

Lapsi.al 17 January 2022
3 vatrat kryesore të Omicron në Shqipëri

Shifrat e të prekurve në Shqipëri nga derivatët e Covid-19 po marrin ngjitje në piedestalin e infektimeve. Varianti Omicron ka tejkaluar çdo mutacion të mëparshëm përsa i përket përhapjes te qytetarët.

Përhapja e tij nuk i takon më shumë lirisë gjatë festave, sesa hyrjeve në kufirin shqiptar të personave nga e gjithë Europa, si dhe moszbatimit të masave aktuale të vendosura nga autoritetet shëndetësore.

Rovena Daja shprehet për A2 CNN se “Omicronin e sollën emigrantët dhe turistët”.

“Është natyra e tij që përhapet shpejt, prandaj kemi rritje të ndjeshme të shifrave. Presim që të ketë ulje, por kjo ulje mund të vijë në fund të shkurtit apo në mars”, thotë Daja.

Përhapja më e madhe e këtij varianti është provuar që ndodh në ambiente me shumë njerëz dhe atje ku masat nuk zbatohen:

“Mbi 80% janë me Omicron.

Kamza, Astiri dhe ish-Blloku janë zonat me numrin më të lartë të të prekurve, pasi ka shumë njerëz dhe nuk zbatohen masat. Kemi pasur dhe raste të shtuara në shkolla, ku për një javë është karantinuar një klasë”.

Shqipëria ka aktualisht numrin më të lartë të infektimeve ditore dhe rasteve aktive në Ballkan, pas Serbisë.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria renditet pas Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi për nga numri i të vaksinuarëve, çka shihet si rruga më e sigurt për të shpëtuar nga pandemia.

Të këshilluara

I riu shqiptar arratiset nga burgu grek

Një i ri shqiptar është arratisur nga qelia e tij në një burg në Akropoli në Athinë. Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar ka arritur të arratiset, duke alar...

19:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI