Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka lënë Shqipërinë, ndërsa është shoqëruar deri në aeroportin ndërkombëtar 'Nënë Tereza' nga kryeministri Edi Rama dhe gjysma e qeverisë shqiptare.
Ka qenë vetë Rama, i cili ka ndarë pamjet e largimit të Erdogan. Nuk mungoi një përqafim mes të dyve duke bërë që Rama t’a çojë deri në fund të ditës servilosjen ndaj kreut të qeverisë turke.