Flash

Kunj për Bashën?/ Meta: Pse vendosa të shpall tani zgjedhje në 6 bashki

Lapsi.al 17 January 2022
Kunj për Bashën?/ Meta: Pse vendosa të shpall tani zgjedhje

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki. Meta tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk kishte ndonjë detyrim për të shpallur zgjedhje dhe se vendimi i plotë u shqyrtua nga ekspertët. Por a është kjo një ndërhyrje në punët e brendshme të PD-së dhe a do të konsultohet me opozitën për datën?

Shpallja e datës së pjesshme të zgjedhjeve vendore, nuk ka lidhje me z.Basha dhe as me ndonjë parti tjetër. Nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, atëherë le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar që do të kandidojë.

Nuk kam detyrim që takoj partitë për këto zgjedhje sepse nuk janë zgjedhje të përgjithshme. Nuk e di unë se çfarë do bëjë PD. Mund të ketë kandidatë të pavarur. Më kanë kërkuar prej kohësh të shpall zgjedhje të parakohshme. 

Do ta çoja në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e zgjedhjeve vendore nëse Gjykata Kushtetuese, do i shpallte si kushtetuese. Unë do zbatoja vendimin e Gjykatës si President, por unë prisja që Gjykata Kushtetuese, t'i shpallte antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nisur dhe nga raporti OSBE/ODIHR, si dhe mos publikimi i dekretit të Presidentit, për datën e zgjedhjeve në Fletoren Zyrtare.

Unë si President, këtë vendim kam pritur, që zgjedhjet më pas të bëheshin në të gjithë vendin. Ndaj dhe unë tani kam nisur një procedurë dhe jam i vendosur për të ecur përpara në këtë proces” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

3 vatrat kryesore të Omicron në Shqipëri

Shifrat e të prekurve në Shqipëri nga derivatët e Covid-19 po marrin ngjitje në piedestalin e infektimeve. Varianti Omicron ka tejkaluar çdo mutacion të mëparsh...

20:17

I riu shqiptar arratiset nga burgu grek

Një i ri shqiptar është arratisur nga qelia e tij në një burg në Akropoli në Athinë. Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar ka arritur të arratiset, duke alar...

19:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI